E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasja në zyrat e FRD, Rama: Ishte një shfaqje klinikisht e rëndë nga Meta!

Kryeministri Edi Rama e ka komentur shumë shkurt përplasjen në zyrat e FRD të një dite më parë, ngjarje ku u përfshi me forcë edhe presidenti Ilir Meta. “Jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë, dhe jo më me dikë që është Presidenti i Republikës dhe që ka çrregullime dukshëm të rënda,” tha kryeministri Rama edhe me doza ironie. “Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq kështu që do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë periudhë, me shfaqej tërbimi të kësaj natyre që natyrisht janë shprehje dëshpërimi. Ajo që ka rëndësi është që të mundim armikun e padukshëm, që është armiku i gjithë shqiptarëve, mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë,” tha zoti Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›