E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet në QV

Ora: 13:54- Qarku Korcë, dhunohet 68 vjecari, anëtar i shtabit të PS
Disa të rinj kanë sulmuar 68 vjecarin Halil Pajo në fshatin Sulaj të Bilishtit. Mësohet se Pajo është anëtar i shtabit të Partisë Socialiste. Vetë Pajo ka denoncuar sulmin për mediat duke thënë se është sulmuar nga një grup të rinjsh të cilët udhëtonin me një makinë me targa greke me flamuj të Partisë Demokratike.

Ora- 13:42 Qarku Elbasan: Bllokohet procesi në 6 qendra votimi, shkak stilolapsat
Gazetarët e “News24” bëjnë të ditur se cështja e stilolapsave kamera, të përdorur nga komisionerët e Partisë Socialiste ka bllokuar procesin në 6 qendra votimi në qarkun e Elbasanit. Mësohet se KZZ-të janë duke pritur një vendim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në lidhje me cështjen e përdorimit të stilolapsave nga ana e komisionerëve të PS-së.
Konkretisht në komunën Ruzhdie, situate po bëhët alarmante , PS ka tërhequr komisionerët dhe PD ka bërë gati denoncimi për përdorimin e këtyre materialeve.

Ora: 12:03-Qarku Dibër: Denoncohen votime familjare në komunën Maqellarë
Gazetarja e “News24” në qarkun e Dibrës bën të ditur se në këtë qark ka patur disa incidente të izoluara të disa komuna.
Komisionerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë denoncuar votime familjare në komunën Maqellarë. Sipas tyre një person ka votuar për të gjithë pjestarët e familjes së tij ndërsa kanë ndodhur edhe votime të përbashkëta.
Mësohet se shumë persona janë duke pritur në radhë për të tërhequr kartën e identitetit.
Në qarkun e Dibrës ka filluar procesi në të gjitha qendrat e votimit në përjashtim të njërës në të cilën nuk kanë mbërritur edne materialet përkatëse.

Ora 11:50 Vlorë, Votimi ende i pafilluar në një QV
Në Vlorë, kur ora kishte shënuar 11.50 minuta në qendrën e votimit pranë Pallatit të Sportit nuk kishte filluar votimi pasi është vjedhur vula.

Fier, në fshatin Sulaj votohet familjarisht
Ora 11.37 Në orët e para të mëngjesit në fshatin Sulaj, komuna Dermenas të Fierit është votuar koletivisht.
Persona të së njëjtës familje kanë shkuar bashkarisht në dhomën e fshehtë për të votuar.

Fier, në Levan probleme me listat
Ora 09.00 Në komunën Levan të Fierit në disa qendra votimi listat e zgjedhësve nuk kanë pasur vulën e kreut të komunës duke shkaktuar kështu vonesa. Ndërsa në disa qendra të tjera informohet se nuk votohet ende.

Fier, Kallm nuk ka nisur procesi. Ndërrohen komisionerët
Ora 08.30 Në fshatin Kallm të Fierit, gazetarët e NEWS24 informojnë se nuk ka nisur votimi, pasi komisionerët e PS-së janë ndërruar gjatë natës dhe ende nuk kanë konfirmuar emrat e komisionerëve të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›