E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voton Edi Rama: Koha për të shkruar historinë

Kreu socialist Edi Rama ka hedhur votën rreth orës 11:00 në shkollën “Pjetër Budi” në kryeqytet i shoqeruar nga djali i tij Gregori. Ashtu sic bëri gjatë gjithë fushatës së tij elektorale kreu socialist ka nënvizuar edhe njëherë se me anën e votës së sotme shqiptarët mund të shkruajnë historinë. BALKANWEB.TV: Voton Edi Rama: Koha për të shkruar historinë TIRANE- Kreu socialist Edi Rama ka hedhur votën rreth orës 11:00 në shkollën “Pjetër Budi” në kryeqytet i shoqeruar nga djali i tij Gregori.
Pasi ka dalë nga qendra e votimit, Rama ka dhënë mesazhin e tij duke theksuar se kjo është një ditë e bukur për familjen shqiptare.
“Normalitet dhe qetësi që duhet të jepet nga të gjitha forcat e rendit dhe nga të gjitha forcat tona qytetare, që kemi angazhuar për të nxjerrë vendimin e pacënuar të popullit”, u shpreh Rama.

Ashtu sic bëri gjatë gjithë fushatës së tij elektorale kreu socialist ka nënvizuar edhe njëherë se me anën e votës së sotme shqiptarët mund të shkruajnë historinë.

“U bëj thirrje të gjithëve të hedhin votën qetësisht dhe paqësisht sepse sot e gjithë bota po na vëzhgon dhe ndërkombëtarët sot meritojnë nga ne një shprehje të maturisë dhe vullnetit tonë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ku zgjedhjet e lira janë parakushti i gjithckaje tjetër” theksoi Rama.
Ndërkohë Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të presë qetësisht rezultatin e votimit dhe vendimin e popullit. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›