E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesmarrja, deri në orën 13:00 votuan 40 % e zgjedhësve

TIRANE- Deri ne oren 13:00 kane votuar 40 per qind e zgjedhesve. Lajmin e beri te ditur kryeministri Berisha i cili tha se pjesmarrja eshte e kenaqshme. Sipas tij perqindja me e larte shenohet ne Tirane.


****

Berisha: Rama nuk i lë dot çimkat

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e parë për shtyp nga selia e Kryeministrisë në ditën e zgjedhjeve. Ai tha se "zgjedhjet po ecin shumë mirë, por nëse ka patur incidente apo jo këtë do ta thonë vëzhguesit e OSBE/ODIHR". Ai tha se "jam ketu sepse nuk mund të rri pa përshëndetur qytetarët shqiptarë që kanë dalë masivisht për të votuar, për të vulosur të ardhmen e tyre".

Më tej ai iu përgjigj interesimit të gazetareve, për monitorimin që po iu bën PS qendrave të votimit me anë të kametareve. "Ai tha se "Lideri i PS nuk mund ti lërë dot çmikat as sot, por nuk ka arritur të filmojë gjë, se i ka harruar kamerat pa bateri".



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›