Incidentet ne fushate. Ja cilat jane qendrimet e Rames dhe Berishes
Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit nisi e po vijon me incidente, ndonëse në rënie referuar intensitetit me të cilin nisi në ditët e para të saj. Përplasja e militantëve për simbole partie, që mund të jenë garnitura, por aspak thelbi i garës për krerët e njësive vendore, në fakt do të ishte lehtësisht e kontrollueshme, nëse liderët e forcave politike do të zgjidhnin të apelonin për një gjuhë tjetër, për një sjellje tjetër, nga ajo e dhunës e urrejtjes, ndërsa ditet kalojnë e 8 maji po afrohet.
Incidentet si ajo për heqjen e flamujve të LSI-së apo të PS-së, tentativa për plagosjen e kandidatit demokrat për Dajtin, përplasjet në Kamëz, e Bathore apo tjetri i vendosjes së tendës së socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sic thanë autoritetet në kundërshtim me ligjin, si dhe disa të tjera në rrethe, ishin ndoshta e vetmja pjesë që shënuan disa rreshta kriticizimi në raportin e parë paraprak të OSBE/ODIHR-it për këto zgjedhje, ndryshe nga ato të shkuarat kur raportoheshin si probleme mjetet e identifikimit, listat e zgjedhësve apo dhe përdorimi i administrastës në fushatë. Incidentet nxitën apelin e menjëhershëm të kryeministrit ndaj mbështetësve të demokratëve e “Aleancës për Qytetarin” që t’i kthejnë shpinën dhunës, incidenteve, shpifjeve dhe fyerjeve, duke i qëndruar deri në fund shpalosjes së asaj që ai e cilëson alternativa për qytetarin.
Në disa raste ky ka qenë boshti i takimeve të tij elektorale, por edhe i mbledhjes së fundit të qeverisë, ku kryeministri kujtoi se mbi gjithcka prevalon e ardhmja europiane e vendit, e cila në këtë rast është ngushtësisht e lidhur me standardet e zgjedhjeve.
E kundërta po ndodh në kampin opozitar. Edi Ramës me një përgjegjësi të dyfishts si kryetar opozite, por dhe si garues për bashkinë e kryeqytetit, nuk i numerohet një rast ku ai të jetë artikuluar qartë kundër dhunës, duke zgjedhur kështu zhvillimin e mëtejshëm të saj në mbështetje të rolit të viktimës, e duke ruajtur të gjithë elementët e gjuhës së urrejtjes, akuzave, e spoteve negativiste, ndaj rivaleve të tij.
Kjo retorikë e ashpër jo vetëm që shmang sensin e qytetarisë, por ngjan si një thirrje ndaj ekstremistëve në shoqëri të cilët përdorimin e dhunës e shohin të jusftifikuar nga lideri i atyre që nuk apelon për hedhjen e saj prapa krahëve.