E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti, PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor

rama ne vjenNjë grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar zyrtarisht në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur incidentin e ndodhur në Vjenë mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit, Egin Ceka. Sipas demokratëve ngjarja e ndodhur ka cenuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si dhe integritetin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të trupit diplomatik shqiptar në një territor të huaj. Qoftë edhe për faktin se për ngjarjen mund të ketë mosmarrëveshje për sa i përket dinamikës dhe impaktit të ngjarjes, një verifikim i plotë i saj është më se i nevojshëm si për rikuperimin e imazhit të vendit, edhe për rikuperimin e funksionit dhe veprimtarisë dinjitoze dhe brenda ligjit të shërbimit diplomatik shqiptar”, thonë ndër të tjerash deputetët demokrat në kërkesën e tyre. Vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje u bë publik nga kryeministri Berisha gjatë seancës plenare të ditës së enjte. Sipas kreut të qeverisë janë 30 dëshmitarë të cilët do të dëshmojë duke zbardhur kështu incidentin e ndodhur mes Ramës dhe Egin Cekës. Jemi gati në këtë Parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë. Është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor parlamentar për këtë akt të dhunshëm. Ky parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjerë aktin e paprecedentë të turpshëm e amoral, që nuk ka ndodhur në historinë e këtij shteti, u shpreh kryeministri Berisha në seancën e së enjtes. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i kërkoi kryeministrit që të shkarkonte diplomatin, Egin Ceka nga Misioni i Shqipërisë në OSBE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›