E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i bashkisë së Lezhës, Prefekti e kthen për shqyrim: Ka mangësi

Prefekti i Lezhës Pal Dajçi ka kthyer mbrapsht buxhetin e e miratuar pak dite me parë nga Këshilli i bashkisë, që sipas tij ka shkelje dhe nuk është në përputhje me ligjet e shtetit.

Dajçi ka shtuar se reduktimi me 50 % i buxhetit për ndërmarrjen e pastrimit si dhe mospërcaktimi i kuotës për Këshillin e qarkut janë dy pika të majftueshme për ta rikthyer për shqyrtim.

Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Arjan Barbullushi, thotë se do të rinegociohet më Këshillin bashkiak për të ribërë miratimin e buxhetit, pasi edhe ai vete pranon se ka probleme.

Bashkimi i votave te këshilltarëve të PS dhe LSI bëri të mundur miratimin e buxhetit për vitin 2013 në bashkinë e Lezhes, buxhet i cili është thujase në parametrat e vitit të shkuar dhe që kap shifrën e 321 milion lekëve të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›