Incidenti i Mitrovices reagon Prishtina

Incidenti i së mërkurës mbrëma në lagjen “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, ku pas plagëve të marra vdiq një qytetar serb dhe dy të tjerë u plagosën, nuk do të ndikojnë në situatën e përgjithshmenë Veri.
Kështu deklarojnë në Qeverinëe Kosovës, por megjithatë, sipas zyrtarëve qeveritarë, incidente të tilla tensionojnë situatën në atë pjesë dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve të ekzekutivit.
“Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për një incident të tillë. Natyrisht, e dënojmë incidentin dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e saj. Incidentet ndëretnike apo edhe incidentet me motive të tjera, pa marrë parasysh cilat mund të jenë, madje në rastin konkret, janë diçka që e tensionojnë situatën dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve që po i bëjmë ne”, deklaroi Hajderin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Duke folur për ndikimin që mund të kenë incidentet e tilla në dialogun Kosovë-Serbi, Kuçi ka kujtuar se dialogu është çështje mes dy shteteve, ndërsa incidentet, sipas tij, ndikojnë në fuksionalizimin e shtetit të Kosovës.
Pas Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit Thaçi, incidenti është dënuar ashpër edhe nga kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Ky i fundit ka ftuar qytetarët që të përmbahen nga aktet e dhunës, ndërsa ka thënë se zgjidhja e çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi.
Edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka dënuar incidentin e dhunshëm në Kroin e Vitakut, sipas të cilit vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tijdhe komunitetin, por në çfarë do rrethane ky incident nuk duhet lejuar të shfrytëzohet si pretekst për të ngritur tensionin dhe frikën në rajon. Gjithashtu, Feith ka ftuar organet kompetente që “të sjellin drejtësi për ata që kanë marrë plagë dhe për vdekjen e një anëtari të familjes”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Viktimat nga një politikë e gabuar”
Lideri i liberal-demokratëve, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se vrasjet në Kosovë, pavarësisht se cilës etni i përkasin njerëzit, tregojnë se ende ka viktima të një politike të gabuar.
Situata në veri të Mitrovicës
E enjtja për serbët e veriut të Mitrovicës është shpallur ditë zie. Vrasja e Sava Mojsiçit dhe plagosja e një polici dhe një qytetari tjetër serb ka tronditur banorët shqiptarë dhe serbë që jetojnë pranë njëri-tjetrit në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriu. Limaj, në gjyq për "Kleçkën"
Të premten fillojnë seancat e rregullta gjyqësore për ceshtjen Klecka në të cilin akuzohet për krime lufte deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj dhe tetë bashkëluftëtarë të tij. Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Policia e Kosovës po heton për incidentin e rëndë të regjistruar një natë më parë mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, me pasojë vdekjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Kosova, reciprocitet ndaj Maqedonisë?
Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë më perime apo prodhime bulmetore nga Maqedonia.
Lajmet kryesore
Berisha: Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë
Kryeministri flet për festimet që nisin që në 28 nëntor 2011
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Kushtetuesja për Piramidën
Basha: Ndërhyrja në shesh, 2,5 mln euro