E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i Ramës në Vjenë, kuvendi voton sot për komisionin hetimor

Gazeta Shqip

rama-ceka-255x200Seanca e sotme e kuvendit pritet të shoqërohet me debate opozitë-mazhorancë, pasi në rend të ditës ka ngritjen e komisionit hetimor për atë që është cilësuar si një incident diplomatik nga ana e mazhorancës. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 24 prill gjatë një konference të organizuar në Vjenë nga kreu i opozitës Edi Rama, ku u shënua një incident mes tij dhe diplomatit Egin Ceka.

Kjo pasoi me një deklaratë nga ana e MPJ shqiptare që e cilësoi një ngjarje të rëndë që dëmton diplomacinë tonë në arenën ndërkombëtare dhunën e ushtruar nga Rama mbi Cekën, ndërsa opozita e ka cilësuar si qesharake këtë deklaratë. Ngjarja solli reagimin e ashpër të kryeministrit në kuvend, i cili urdhëroi menjëherë ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar kryesocialistin Rama.

Pas kësaj, grupi i PD dorëzoi të premten një kërkesë për ngritjen e një komisioni që do të hetojë lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, diskutimi për të cilin do të jetë kryetema e seancës së sotme.

29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Incidenti i Ramës në Vjenë, kuvendi voton sot për komisionin hetimor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›