8 anëtarë të AK-së largohen nga partia, bashkohen me PS-në
Tetë anëtarë të Aleancës Kuqezi janë larguar nga kjo forcë politike dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.
Në një konferencë për mediat ata kanë akuzuar kreun e AK-së Kreshnik Spahiu se e ka kthyer partinë në një Pazar.
Të gjithë ne jemi sekretar politik dhe përgjegjës të departamenteve kryesore të AK. Duke parë që nuk funksiononte ky panel politik vendosëm të largohemi. AK nuk funksiononte si parti dhe ne nuk mund të qëndromin në një batak. Komandanti i AK-së dilte përpara dhe shitej si një lider i madh. Kreu i AK-së e ktheu partinë në një pazar dhe futi në parti njerëz që kanë shkuar atje për interesa të ngushta meskine theksoi një prej sekretarëve të larguar nga AK-ja.
Ata kanë theksuar se janë shpërfillur nga kreu i AK-së Kreshnik Spahiu sa i përket vendimit të rëndësishëm për koalicion parazgjedhor. Sipas tyre, me hyrjen e AK-së e vetme në zgjedhje është vënë në rrezik vetë ekzistenca dhe kauza e saj.
Aksionet tona politike shpeshherë groteske dhe për tu shitur më shumë se ç`duhet kanë dëmtuar emrin tonë kanë theksuar ata.
vijon…