Berisha në Lezhë: Ndryshimi i jetës së qytetarëve, prioritet për ne
Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të shkollave dhe të rrugëve në të gjithë vendin.
Paraditen e sotme, shefi i qeverisë ka qënë në Lezhë ku ka inaguruar shkollën 9-vjeçare Gjovalin Gjadri dhe rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht.
Në fjalën e tij, kryeminsitri Berisha theksoi se për qeverinë ndryshimi i jetës së qytetarëve, lehtësimi i jetës së tyre dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj tyre janë qëllimet më madhore.
“Ne bëmë gjithçka që këto vite për të bërë që ju qytetarë shqipatër kudo që jetoni të keni infrastrukturë të njëjtë, të keni rrugë të njëjta, qëndra shëndetësore moderne. Ky projekt ndodh sot ku 6 vjet më parë ishtë jashtë cdo realiteti, shumë të paktë ishin ata që besonin se mund të ecej në këtë projekt. Për ne respekti për qytetarin, dashuri për të, respekti për vendin na bëri që të angazhohemi për ti dhënë shqiptarëve infrastrukturën e vendeve të zhvilluara. Në këtë hark kohor 6 vjecar në Shqipëri ne kemi asfaltuar, ndërtuar dhe rindëruar mbi 10 mijë km, në komunat mbi 8 mijë km rrugë. Vetëm në qarkun e lezhës nga Blinishti në fushë krujë ne kemi ndërtuar rreth 5 mijë km rrugë. Ne do bëjmë gjithçka që të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë. Zotimi im është që fëmijët tuaj do të shkollohen siç do fëmijë në çdo qytet të Shqipërisë, me laboratore dhe mjete shkollore theksoi Berisha
Rruga
Rruga Kodhel-Dajç- Blinisht 8.4 km e gjatë, lidh dy komunat jo vetëm me njëra tjetrën por dhe me superstradën Lezhë- Shkodër. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, dhe donatore të tjerë.
Gjendja e rrugës ekzistuese ka qënë shumë e keqe, duke u bërë pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Rruga ka qënë e pa asfaltuar, me gropa dhe e pakalueshme nga automjetet e të gjitha llojeve sidomos në sezonin e shirave. Në pjesën me madhe të saj rruga ka qënë vetëm me zhavorr.
Rruga e re, e asfaltuar ka një gjërësi asfalti qe varion nga 4-5.5 m, përfshirë bankina anësore në të dyja anët nga 0.5 m. Ajo është e pajisur me të gjithë elementet e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave te bardha, tombino, mure mbajtës etj. Pjesë e këtij projekti ka qënë edhe rikonstruksioni i disa urave te vogla.
Afërsia me rrugën nacionale Lezhë Shkodër, u krijon mundësi banorëve të zonës të lidhen me Shkodrën dhe Lezhën, duke diversifikuar kështu mundësitë e lidhjeve ekonomike dhe tregëtare. Punësimi dhe rritja e aksesit në tregun e punës janë një përfitim real i banorëve të kësaj zone.