Shqiperia barazim pa gola ndaj Maqedonise

Shqiperia ka barazuar pa gola ne ndeshjen miqesore te luajtur kunder Maqedonise ne stadiumin Skenderbeu ne Korce.
Edhe pse rastet per te shenuar nga kuqezinjte kane qene te shumta porta kundershtare ka mbetur e paprekur.
Skuadra jone ka dominuar gjate gjithe ndeshjes duke ushtruar presion ndaj maqedonasve qe perpiqeshin te perfitonin nga kundersulmet.
Ne kete takim Kuzhe ka nxjerre ne fushe lojtare te rinj per shkak te mungesave te shumta ne kampin kuqezi.
Duke qene thjesht nje ndeshje miqesore edhe trajneri i kombetares maqedonase ka preferuar te lere jashte lojtaret titullare si Pandev Popov ose Naumovski dhe ne vend te tyre emra te rinj Todorcev Fetai Kirovski.
Kjo eshte perballja e shtate mes ketyre dy vendeve gjate te cilave kombetarja shqiptare ka fituar nje here perfaqesuesja maqedonase kater dhe dy ndeshje kane perfunduar ne barazim.