E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesoret barazon Gjermania e Italia fiton Holanda

Skuadrat evropiane kete mesjave zhvilluan ndeshjet e radhes miqesore te tyre.

Ne Suedi skuadra vendase u perball me Gjermanine ndaj se ciles barazoi me rezultatin 0-0. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lev edhe pse me shume emra te rinj ne perberje luajti shume me mire duke krijuar nje sere rastesh per shenim por pa asnje rezultat.

Holanda nuk e pati shume te lehte ndeshjen me Turqine ne miqesoren e saj. Skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk fitoi kete sfide me rezultatin e ngushte 1-0. Fati i ndeshjes u vendos ne pjesen e dyte kur Klas Jan Huntelar arriti te shenoje golin e vetem per portokallinjte

Italia nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1 me Rumanine ne ndeshjen miqesore te kesaj jave. Ne kete ndeshje ishte skuadra ballkanase ajo qe kaloi e para ne avantytazh me ane Marika ne minuten e 31 te pjeses se pare nderkohe qe Italia barazoi 8 minuta nga perfundimi i takimit me Kualjarelan.

Ne ndeshjet e tjera Danimarka barazoi me Cekine 0-0 ndersa Zvicer-Ukraine u mbyll 2-2. Greqia fitoi me Austrine 2-1 ndersa Polonia mundi Bregun e Fildishte 3-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›