Incidenti qe i parapriu vizites
Mbremjen e dates 9 prill Manol Zoto dhe Erion Rrapo u shoqeruan ne komisariatin e policise se Himares per verifikimin e dokumentacionit. Ndersa ata ndodheshin ne polici, perpara godines filluan te mblidhen nje turme prej afro 70 personash. Ne oret e para te mengjesit te 10 prillit, ndersa dy te rinjte ishin liruar, ndodhi incidenti me policine, e akuzuar per dhunimin e dy te rinjve. Komisariati u qellua me gure ndersa mesohet se uniformat blu kane zbrazur armet ne ajer per te shperndare njerezit. Ngjarja ndodhi nje dite perpara vizites se planifikuar te zevendesministrit te jashtem grek Theodhoros Kasimis. Sipas disa banoreve, njerezit qe u perfshine ne revolte, kishin ardhur me autobuse nga Greqia per te pritur zyrtarin e larte grek, i cili me pas vizitoi edhe zonat minoritare ne Gjirokaster e Sarande