Sedorf: Ronaldinjo te vije, por numrin 10 e kam une
Klarens Sedorf nuk eshte sigurisht nje tip qe nuk rezervohet, perfshire ketu edhe Ronaldinjon. Nese Dinjo vjen te Milani, ai shprehet se eshte i lumtur, pasi braziliani eshte nje kampion i madh dhe eshte i mirepritur. Ne te njejten kohe, ai paralajmeron qe Ronaldinjo te mos kerkoje bluzen me numer 10. "Kur erdha nga Interi te Milani, shprehet Sedorf, ku mbaja bluzen me numer 10, nuk e rikerkova, pasi ne skuadren e re ajo ishte mbi shpatullat e Lui Kostes. Me pas, kur Rui u largua, kerkova qe te kisha bluzen me numer 10, pasi 10 ka qene gjithmone numri im i preferuar. Mendoj se kjo menyre e te vepruarit vlen per te gjithe. Nderkaq, ardhja ne skuader e Ronaldinjos, eshte nje nga ato gjera, qe mund t'i japin entuziazem ambientit". Por mjafton Ronaldinjo? Ne kete drejtim dhe Sedorf eshte i qarte, duke u shprehur: "Trajneri dhe ndihmesit e tij, jane ato qe e dine cka i duhet skuadres, kjo me se shumti ka te beje me gjetjen e lojtareve qe mund te sjellin ndryshimin. Une nuk kam pune te hyj ne keto bisedime, shpresoj vetem qe keta drejtues te bejne ate qe nevojitet". Guximi nuk i ka munguar kurre Klarens Sedorfit edhe kur behet fjale per t'i drejtuar gishtin tregues arbitrave. Akuza eshte e qarte: "Arbitrat gabojne shume", thote ai. Holandezi rishikon fillimin e sezonit kuqezi dhe pervec nje doze te mire autokritike nuk mbetet gje tjeter per te bere, vecse te vendosesh ne liste dhe gabimet e arbitrave. "Nuk me pelqen te flas per arbitrat", nenvizon Sedorf edhe pse te diskutosh me ta eshte e veshtire, te thone: "Edhe ketu dhe vendos une!" Megjithate dhe te shtunen ndodhen episode qe kushtezuan ndeshjen. Ata aplikojne nje rregullore qe e interpretojne sipas deshires". Me pas behet me specifike: "Kete vit Milani pesoi shume gabime nga ana e arbitrave dhe kjo kushtezoi shume sezonin. Tre kater gabime edhe shkojne, por pati te pakten 10 ndeshje me gabime te renda nga ana e arbitrave". Me pas Sedorf tha edhe nje fjali optimiste per kete situate: "Ne dhame gjithcka dhe duke pare rezultatet e djeshme mund t'ia dalim!"