E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendesministri grek Kasimis: protestat ne Himare "emocionale"

Gjate vizites se djeshme ne qytetin e Sarandes, zv/ministri i jashtem i Republikes se Greqise Theodhoros Kasimis, i ka cilesuar si "emocionale" reagimet e himarjoteve qe goditen me gure godinen e Komisariatit te Policise se ketij qyteti. Ai tha se ngjarje te tilla nuk i sherbejne frymes se fqinjesise se mire mes dy vendeve. Ai shtoi se thirrjeve per autonomi jane disa qarqe te caktuara qe i fryjne dhe i riprodhojne, ndersa nje politike e tille nuk eshte ne dobi as te Shqiperise dhe as te ndonje vendi tjeter. Theodhoros Kasimis u ka kerkuar minoritareve regjistrimin e domosdoshem ne organizaten "OMONIA". Sipas tij kjo eshte e vetmja menyre qe komuniteti helen ne zonen e jugut, te gjeje veten ne levizjen e themeluar 17 vjet me pare per te mbrojtur te drejtat e tyre. Takimi ishte ne vijim te vizites se zyrtarit te larte ne zonen e Himares dhe me pas ne ate te Gjirokastres. Ne te gjithe turin e tij Kasimis iu drejtua bashkekombesve te vet minoritare te jene te bashkuar ne nje organizate te vetme pavaresisht se ata aderojne ne subjekte te ndryshme politike. Per t'iu pershtatur sfidave te reja, Kasimis ka kerkuar edhe hartimin e nje statute te ri te organizates "Omonia", me qellim implementimin e politikave dhe sfidave te reja qe ka para ne kushtet e tashme. Forcimi i OMONIAS per zv/ministrin e jashtem grek, do te eliminoje mosmarreveshjet brenda organizates te cilat kane lindur si pasoje e luftes per pushtet mes dy grupeve rivale. Kasimos ka kerkuar nga pushtetaret lokale te minoritetit te ndihmojne banoret qe kthehen nga emigracioni per te investuar ne kete zone. Ai ka terhequr vemendjen e pushtetareve lokale qe drejtohen nga minoritaret, te krijojne kushte per investime per banoret e ketyre zonave qe aktualisht ndodhen ne Greqi qe kane deshire te rikthehen ne atdhe. Ne takim jane regjistruar dhe perplasje verbale mes deputetit te zones minoritare Vangjel Tavo i zgjedhur i PS dhe prefektit te Gjirokastres Spiro Ksera njekohesisht kryetar lokal i "Omonias" dhe PBDNJ . Deputeti Tavo ka denoncuar tek zv/ministri grek largimet nga puna nga ana e qeverisjes se PD dhe PBDNJ. Vetem gjate dy viteve te fundit sipas Tavos, jane hequr nga puna 30 minoritare grek vetem se ata aderojne ne PS madje per kete Tavo ka dorezuar me pare edhe nje liste te plote me emrat e te perjashtuarve nga puna. Prefekti i Gjirokastres Spiro Ksera, ka mohuar kategorikisht pretendimet e Tavos per perjashtimin e 30 minoritareve nga puna duke sjelle si argument emerimin per here te pare ne krye te Policise kufitare te nje prej pjesetareve te komunitetit minoritar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›