E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti, reagojnë socialistët e Bulqizës: Rama na u drejtua me fjalor rruge – s’pranojmë kandidaturën e Shkëlqim Canit

16-03-2013 / Gazeta 55

Akuzat drejtuar kryesocialistit: “Po përgatit planin për të përgatitur vjedhje të tjera në Bulqizë”
 
Debatet e ashpra mes kryesocialistit Edi Rama dhe përfaqësues të PS-së në Bulqizë, s’kanë kaluar pa u komentuar nga baza socialiste atje. Ata shprehen të revoltuar kundër
emërimeve nga lartë të deputetëve nga kreu i PS-së, Edi Rama pa marrë më parë pëlqimin e bazës. Janë socialistët e Bulqizës, ata të cilët një ditë pas përplasjeve të ashpra me Ramën, për caktimin e Shkëlqim Canit si kandidat për deputet, shprehen hapur: “Duam deputetë vendali dhe jo Shkëlqim Canin”. “Jo vetëm zona jonë, por edhe zona e Gollobordës, e Martaneshit janë unanimisht që kandidati për deputetë të jetë vendali”, u shprehet një prej anëtarëve të PS-së, pjesëmarrës në takimin e dy ditëve më parë, ku u shpreh hapur pakënaqësia ndaj Ramës. Ndërsa një tjetër anëtar i PS-së shprehet se kanë përkrahur Ardit Kajën si kandidat, sepse është më afër bazës socialiste. “Ne kemi njeriun tonë që duhet të na përfaqësojë. Nga Dibra e Poshtme, zona jonë mbetet pa përfaqësues. Rama të mendohet mirë dhe të sjellë deputetin që duhet këtu”, shprehet ai. Por, Fehmi Cami, kryetar i PS në komunën Goricë, shprehet se votuesit duan gjithmonë që kandidati që do të jetë këtu të jetë përfaqësues i tyre. “Populli ka gjithmonë dëshirë që të ketë një përfaqësues të tijin. Kaja ka qenë gjithmonë këtu dhe ka kontribuar tamam dhe gjithë zona atë e dëshiron dhe duhet të ishte patjetër”, shprehet Fehmi Cami.
Prezantimi i Shkëlqim Canit jo vetëm tregoi qëndrimin e PS-së në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve, por replikat me Ramën, siç thonë vet socialistët e bënë të njohin më mirë karakterin e kreut të PS. “Sall u ngrit thuajse e gjithë dhe kërkonte me forcë me brohoritje dhe me duartrokitje Ardit Kajën dhe jo Shkëlqim Canin. Në këto momente, kreu i PS-së Edi Rama ju drejtua një kryetari të FRESSH, shumë simpatizant i PS dhe shumë aktivist i PS-së që po fliste dhe i preu fjalën. Në këto momente kam ndërhyrë dhe kam debatuar drejtpërdrejtë më kreun e PS-së”, shprehet Fehmi Cami.
Sipas Partisë Socialiste kandidatura e Canit u kundërshtua nga 6-7 socialistë, mbështetës të ish-deputetit Ardit Kaja, i cili ka qenë dhe drejtues i Inspektoratit Ndërtimor në kohën që bashkia drejtohej nga Rama. Por socialistët e pranishëm në sallë thonë se ishin mbi 200 vetë. “Ishin mbi 200 veta që kërkuan kandidimin e Kajës. Në këtë moment, Rama kërkoi që të largohej nga salla me gjithë kryesi ose të largohen të tjerët”, thotë Cami.
Por socialistët e Bulqizës shkojnë edhe më tej. Ata thonë se Rama po vendos kandidatët që do ai vet për të përgatitur vjedhjen e Bulqizës... “Edi Rama ka shmangur në mënyrë absolute masën e simpatizantëve dhe votuesve dhe ka vendosur vetveten. Ka vendosur të vetët për të përgatitur zgjidhen e njerëzve të tjerë. Për mua, po përgatit planin për të përgatitur vjedhje të tjera në Bulqizë”, shprehet një prej përfaqësuesve të PS-së në qytetin e Bulqizës. Gjithashtu socialistët e Bulqizës ndjehen të fyer nga fjalori i përdorur nga Edi Rama gjatë takimit të ditës së premte. Sipas tyre, kryetari i PS u është drejtuar me fjalor rruge, duke i fyer dhe ushtruar presion psikologjik.

Debati i Ramës me të rinjtë e Bulqizës

Nis fjalimin Shkëlqim Cani, kandidati i PS-së për Dibrën

Salla: Ik, ik, ik, ik, ik, ik, ik, ik, ik

Cami: Çfarë dallon e majta nga e djathta.....

Brohoritje nga salla: Duam Ardit Kajën, Ardit Kaja..., ik, ik, ik, ik

Ndërhyn Edi Rama: Ti aty çohu (i drejtohet një të riu në sallë) dil jashtë ik, çohu dil jashtë. Kjo është Partia Socialiste nuk është stallë, çohu dil jashtë, çohu, tani, tani çohu dil jashtë. O çohesh ti, o ikim ne, dakord zgjidh e merr.

I riu: Ikni ju

Rama: Jo mo jo, të çohesh vetë, çohu dil jashtë. Çohu dil jashtë po të them kaq. Hajde ti do dalësh jashtë. Çohu dil jashtë po të them. Nuk bën vaki në Partinë Socialiste me i bërë uhu, uhu, uuuu dikujt që flet. Kjo është hera e parë dhe kjo nuk duhet të përsëritet më. Ti do dalësh jashtë ik çohu. Ti dhe kush përkrah xhestin tat nuk ka vend në Partinë Socialiste. Çohu tani dil jashtë po të them, ty po të them...

I riu: Shoku Kryetar...

Rama: Jo, jo s’ka shoku kryetar, jo, jo nuk kamë mos e zgjat më. Në këtë sallë, ta shpjegoj unë, të lutem shumë, çohu këtu mos na krijo probleme. Hajde çohu dhe dil jashtë. Dil siç dilet nga klasa kur sillesh keq ik, ik, ik. Dil jashtë dakord. Hajde çohu dil jashtë, uhu, huuu, uhuuu këtu nuk bëhet. Nuk ndodh në Partinë Socialiste. Vazhdo dil jashtë ti dhe kush është dakord me xhestin tënd.

I riu: të dal jashtë?!

Rama: ti po një herë, mos krijo probleme kot çohu dil jashtë, mos i hap vetes probleme kot. Edhe një herë po të them.

I riu: S’dua të dal

Rama: Si s’del! Nuk del jashtë?

Salla: Hajde dalim të gjithë...

Rama: Po patjetër!

Salla brohoritje: Hajde dalim të gjithë...

Rama: Kush të dali le të dali...

(Të pranishmit duke dale)

Rama: Hajde, hajde dilni-dilni. Edhe një herë po ju them në Partinë Socialiste nuk ka uhu uhu uuu. Përjashta!

Rama: Me ty djal e kam dil jashtë

( një i ri nga salla që bën yyyyy).

Rama: yyyyyyy  në Partinë Socialiste si me qenë në stallë lopësh.

Një i ri tjetër: Si?!

Rama: Ti djalë dil, sallën e kemi marrë për të bërë takim për programin jo për të bërë uhu uuu. Edhe një herë po e them ne nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë uhuu nga askush.

Rama: ulu aty dhe kush ka dëshirë të dëgjoj të rri.

Rama: Prishje e takimit në Partinë Socialiste nuk ka bërë vaki dhe nuk do bëj vaki, sepse nuk e prish njeri Partinë Socialiste. Prishje të takimit të Partisë Socialiste nuk e prish njeri. Unë kam ardhur këtu të dëgjoj një njeri të nderuar atje.

Qytetarët: Nuk duam këtë njeri

Rama: nuk është as shqiptare as bulqizake nuk është as njerëzore nuk është asgjë përveçse rrugaçëri e papranuehsme në Partinë Socialiste.

Rama: Nuk i bëhet respekt atyre me ‘uhuh’, ashtu si kundër, duhet bërë respekt të gjithë këtyre grave këtyre vajzave.

( Në sallë ka fishkëllima dhe brohoritje )

Rama: Lerini fishkëllimat, ti nuk ke faj që të kanë lënë pa shkollë. Nuk është faji yt dhe nuk ke pse fshihesh, ty të kanë lënë pa shkollë, dhe ti duhet të shprehësh ndjenjat si zogjtë. Leri fishkëllimat dhe dëgjo pak më shumë babën dhe nënën në shtëpi dhe mëso si duhet të flasësh dhe të sillesh me një vend ku ka më të mëdhenj se ty, se si duhet të qëndrosh në një vend ku ka gra dhe vajza që janë motrat dhe nënat tuaja dhe nuk mundet të bëhen dëshmitarë të dhunës verbale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›