E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Incidenti tragjik gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, aktori Alec Baldwin rrezikon 18 muaj burg

Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për “vrasje të pavullnetshme” për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila u vra gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Hannah Gutierrez Reed, armatorja e filmit, do të akuzohet gjithashtu për vrasje të pavullnetshme.

Të enjten, prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër tyre deri në fund të muajit.

Ata përballen me 18 muaj burg dhe 5000 dollarë gjobë nëse shpallen fajtorë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos gjithashtu në të shtënat, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.

Ngjarja u regjistrua në tetor të vitit 2021, ndërsa pas të shtënave, Baldwin ka mohuar se ka përgjegjësi për të shtënat fatale, duke deklaruar se arma ishte shkrepur gabimisht. “Nuk e di se çfarë ndodhi në atë set. Nuk e di se si arriti ai plumb në atë armë. Nuk e di”, tha ai në dhjetor 2021./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›