E Martë, 3 Nëntor 2026

Incineratori i Tiranës/ Berisha: Veliaj, pronari i vërtetë. Po tentohet të zhduket fashikulli në dosjen e SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar këtë të premte (22 shtator) akuzat ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me incineratorin e Tiranës. Sipas Berishës, SPAK ka të dhëna se pronari i vërtetë i asaj që e cilëson si djegësi i Tiranës, është Erion Veliaj.

Ish-kryeministri u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të ruajnë këto dokumente, pasi sipas tij, po bëhen tentativa për të fshirë fashikullin në dosjen e SPAK.

“Në dosjen e SPAK ka të dhëna, mesazhe emaile në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj urdhëronte Mertirin që ti jeptë 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, Ben Blushit. Ishte ky që urdhëronte sa para ti jepen këtij, sa para ti jepet atij. Kjo është e vërteta. Në mbështetje të tezës se sipërmarrja s’mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto.

Po bëhen tentativa për tu zhdukur fashikulli në dosjen e SPAK.

Në rast se aty ka, edhe ka, hetues të ndershëm, prokurorë të ndershëm, ta kyçin me çelësa në kasafortë këtë dokument që fakton pronësinë e djegësi të Tiranës”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›