E Martë, 3 Nëntor 2026

Salianji: PS bazë me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve, çështje e sigurisë kombëtare

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për media ka deklaruar se Partia Socialiste ka databazë me të dhënat e 910 mijë qytetarëve që menaxhohen nga “patronazhistët” e saj.

Salianji theksoi se ndërhyrja në sistemin TIMS është çështje e sigurisë kombëtare, sepse të dhënat mund të bien në duart e kriminelëve.

Kjo çështje, tha ai, ka marrë vëmendjen edhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila kërkoi mbrojtjen e të dhënave personale.

“PS-ja ka bazë me të dhënat personale të 910 mijë qytetarësh që menaxhohen nga patronazhistët e saj. Çështja e sistemit TIMS mori vëmendjen e Ambasadës së SHBA, e cila kërkoi mbrojtjen e të dhënave personale.

Prokuroria po kërkoi të dhëna të plota. Hetimi për këtë çështje drejton Ardi Veliu, një person i damkosur se manipulon ngjarje kriminale.

Ndërhyrja në Tims çështje e sigurisë kombëtare, të dhënat mund të bien në duart e kriminelëve”, u shpreh Salianji.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›