Incko: Mohimi i genocidit, i papranueshëm
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Incko ka deklaruar se mohimi i geoncidit është i papranueshëm dhe se ballafaqimi me krimet e luftës është hapi i parë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.
Mohimi i gjenocdit në Srebrenicë është i papranueshëm dhe i pafalshëm, ka thënë Incko, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ri serb, Tomislav Nikolic, se në Srebrenicë nuk ka ndodhur genocid.
Incko ka thënë se mohimi apo relativizimi i krimeve gjenocidale është ofendim për famijlet e viktimave, sikurse edhe për njerëzimin në përgjithësi dhe i shërben vetëm shtimit të tensioneve.
Deklarata e Nikolicit ka nxitur edhe reagimet në Bashkimin Evropian, ku është thënë se nuk do të lejohet që të rishkruhet historia.