Ndeshkime per deputetet qe mungojne
Nisma qe kane ndermarre Presidentet Moisiu dhe Meidani permes Forumit Civil per rishikimin e disa neneve te Kushtetutes mendoj se perben nje shqetesim mbareqytetar qe akti themeltar i shtetit te krijoje kushtet per nje balance me te qendrueshme te veprimtarise se institucioneve kryesore te qeverisjes qendrore.
Ne kete kuader do te deshiroja te perfshihej edhe propozimi per ndryshimin e nje dispozite sipas te ciles deputeti e ruan mandatin edhe kur mungon 6 muaj resht pa arsye ne Kuvend pasi kjo ka sherbyer si mbeshtetje ligjore per tiu shmangur qellimit per te cilin jane zgjedhur deputetet dhe qe shpesh ka marre formen e te quajturave lsquobojkote.
Sipas shkronjes d te pikes 2 te nenit 71 te Kushtetutes mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend. Kjo dispozite mund te shprehet ndryshe Mandati i deputetit eshte vlefshem edhe kur mungon pa arsye 6 muaj rresht ne Kuvend
Kurse komenti mund te vazhdoje me tej mjafton qe deputeti te shkele pragun e Kuvendit cdo 6 muaj pra vetem nja 7 apo 8 dite qe te perfitoje nje mandat 4-vjecar te plote me pagen dhe te drejtat e tjera qe rrjedhin nga statusi i tij.
Keto tingellojne te pabesueshme por ja pika 2 e nenit 71 e plote
2.Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
akur ai nuk ben betimin
bkur heq dore nga mandati
ckur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
ckur mbaron mandati i Kuvendit
dkur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
Pra asgje e turbullt ligjvenesi eshte shprehur qarte. Kjo eshte dhe arsyeja pse kjo dispozite kaq bujare nuk ka mbetur formale por ka gjetur zbatim ne praktike. Mungesat gjashtemujore pa arsye kane qene mjaft transparente dhe madje kane rene ne sy te nje publiku te gjere. Deputete te te dy kraheve politike i kane shfrytezuar ato ne zbatim te Kushtetutes per interesa qe nuk lidhen me zgjedhjen e tyre.
Keto hapesira gjashtemujore i kane shfrytezuar edhe partite parlamentare perseri te te dy kraheve por kur jane ne opozite duke organizuar te quajturat bojkote - shprehje proteste per te arritur qellime te caktuara te motivuara politikisht. Pra i bien rruges me te shkurter dhe me pak bashkekohore.
Sigurisht deputetet nuk jane nepunes te thjeshte ata perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues. Por nga ana tjeter nuk ka pse te garantohen me nje pakete mungesash pa arsye prej 6 muaj rresht
Permbajtja e kesaj pike percon ne publik nje mesazh qe e demton rende rolin dhe figuren e deputetit. Kjo dispozite e menduar ndoshta si nje mekanizem disiplinues ka sherbyer ne te kunderten si nxitje per shtimin e mungesave pa arsye.
Perfytyroni per nje cast se cdo te ndodhte nese kete drejte ta kishte edhe Presidenti i Republikes Kryeministri ministrat apo funksionare te tjere te larte te zgjedhurit apo emeruarit e tjere te administrates publike.
Le me po ta kishin nxenesit dhe studentet e shkollave
Deputetet si dhe te tjeret kane halle dhe probleme individuale dhe familjare prandaj jane parashikuar mungesat me arsye me leje nga titullari apo organizmi perkates i Kuvendit.
Prandaj dhe nuk eshte e nevojshme tu ligjerohen mungesat pa arsye.
Ne tekstet mesimore shqiptare te se drejtes kushtetuese dhe te ndonje lende ku analizohet sistemi parlamentar kjo pike thjesht pershkruhet por nuk argumentohet perse nje deputet ka nevoje te mungoje 6 muaj rresht pa arsye ne Kuvend
Nje reference mund te gjendet ne Statutin Themeltar te Mbreterise te miratuar me 1 dhjetor 1928. Sipas art.nenit 31. Deputeti qe pa lejen e Parlamentit mungon ne mbledhje dy muaj radhazi quhet menjehere i rrezuar nga deputetesia. Duket se zogistet me se tete dekada me pare jane treguar me te kujdesshem se ne ligjvenesit e sotem.
Ne Kushtetutat e pasclirimit 1946 dhe 1976 as qe mund te behej fjale per mungesa.
Ne Dispozitat Kryesore Kushtetuese prill 1991 nuk parashikohen afate per mbarimin e mandatit te deputetit.
Cudi si e kemi miratuar kete dispozite rreth 12 vjet me pare dhe e kemi lene kaq gjate ne Kushtetute duke mbajtur parasysh se per hartimin e projekt-kushtetutes punoi per gati nje vit nje komision me juriste e specialiste te fushave te ndryshme te kryesuar nga z. Godo dhe z.Imami.
Madje Kushtetuten e kane miratuar edhe institucione te specializuara nderkombetare. Ne shenimet qe shoqerojne botimin e tekstit te Kushtetutes dhjetor 1998 f.5 shkruhet se Perfaqesuesi i Komisionit te Venecias deklaroi pa asnje medyshje lsquoProjektkushtetuta eshte ne pajtim te plote me standardet demokratike europiane .
Marc Van der Hulst ne studimin me titull Mandati parlamentar. Nje studim krahasues global 2000 pergatitur per Unionin Nder-Parlamentar me qender ne Gjeneve ve ne dukje se shumica e vendeve kane percaktuar ndeshkime penalties ne legjislacionin e tyre ne rastet kur ka mungesa nga deputetet apo senatoret e parlamenteve te tyre.
Ai sakteson se vetem pak parlamente perfshire senatin belg dhe Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes nuk kane forma te pjesemarrjes se detyruar dhe sanksione financiare ne rast perseritje te mungesave te pajustifikuara nga ana e deputeteve. http//www. ipu.org. Kurse ne shumicen e tyre ka sanksione qe shkojne deri ne mbarimin e mandatit.
Keshtu mandati i nje deputeti austriak mund te mbaroje mes te tjerave edhe per shkak te mungesave ne punimet e parlamentit shteteror. http//www.vorarlberg.gv.at/english/
Sipas Kushtetutes te Republikes turke deputeti mund ta humbase mandatin e tij po qe se ben pese mungesa brenda nje muaji . HYPERLINK http//www.tbmm.gov.tr/ http//www.tbmm.gov.tr/.
Ne Portugali deputeti i cili mungon pa leje ne kater mbledhje te asamblese plenare humbet mandatin e tij.
Ne Indi nese nje deputet nuk ndjek mbledhjet ne parlament per 60 dite pa lejen e autoriteteve mandati i tij deklarohet i perfunduar dhe zevendesohet.
Kushtetuta australiane percakton se ne rast te mungeses per dy muaj rresht pa lejen e organeve pergjegjese vendi i senatorit apo deputetit konsiderohet vakant.
Heqje perfundimtare te mandatit per mungesa te perseritura ekzistojne edhe ne France ne Senat Armeni Japoni Tajlande etj.
Pra jo vetem qe nuk kemi referenca nga bota por qenkemi ne rrjedhe te kundert me te
Kisha kerkuar larg me synimin per te gjetur pervoja me te konsoliduara por copy paste kopjen e zbulova tek fqinjet tane lindore.
Ne Kushtetuten e Maqedonise dhe pikerisht ne nenin 65 mes te tjerave shkruhet
Deputetit mund ti hiqet mandati kur eshte denuar per veper penale ose veper tjeter te ndeshkueshme e cila e ben te padenje per ta ushtruar funksionin e deputetit si dhe kur mungon pa arsye per me teper se gjashte muaj ne Kuvend...
Pra nuk ka nevoje per krahasime te metejshme. Meqenese Kushtetuta maqedonase eshte miratuar ne vitin 1991 perjashtohet mundesia qe ta kene huazuar nga ne. Mbetet ta kemi marre ne nga ata. Por formulimi i tyre duket me i zbutur dhe mund te kuptohet si gjashte muaj gjithsej brenda nje legjislature. Kurse ne e kemi te prere duhet te mungojme patjeter 6 muaj rresht.
Megjithate kjo nuk ka shume rendesi. Rendesi ka fakti se kemi nje dispozite me ndikim te demshem ne te gjitha aspektet prandaj duhet ta shmangim
Permbajtja e shkronjes d te nenit 71 te Kushtetutes duhet te ndryshoje krejtesisht. Ajo duhet te riformulohet ne menyre te tille qe te materializoje synimin se nje deputet duhet te ndeshkohet per mungesat pa arsye .
Me kete rast por jo vetem propozoj gjithashtu qe te miratohet me konsensus nje ligj Per funksionimin e Kuvendit te Shqiperise qe mungon ku te percaktohen edhe kriteret e shkallezimit te masave ndeshkuese ne perpjestim me numrin dhe perseritjen e tyre deri ne heqjen e mandatit te deputetit.
Keshtu do te mbylleshin shtigjet kushtetuese te nje liberalizmi te demshem