E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 2300 euro për të kthyer vajzat e vogla në djem

Vajzat në Indi, që në moshën njëvjeçare, dorëzohen nga prindërit në spitale specifike për tu ndryshuar seksin, pasi ata dëshirojnë djem. Kirurgët në qytetin Indore raportohet se kanë konvertuar në djem qindra vajza të vogla brenda një viti, duke i dendur ato pas operacioneve me hormone. Një raport në gazetën prestigjioze Hindustan Times tregon se ka të dhëna shokuese dhe të paprecedente për ndryshimin e seksit nga vajza në djem në klinikat e mirënjohura konservatore të Indorës, për fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç. Procesi i prodhimit të një fëmije mashkull prej një femre njihet si genitoplastikë. Në shoqërinë indiane i vihet shumë rëndësi lindjes së fëmijëve djem, të cilët shihen si trashëgimtarë, ndërsa vajzat konsiderohen si barrë e kushtueshme derisa të martohen. Testet për dallimin e seksit të fëmijës gjatë shtatzënisë janë ilegale, një masë e marrë nga qeveria për të parandaluar abortet, në rastet kur fetuset janë femra. Operacioni kryhet për një kosto të ulët, prej rreth 2300 eurosh. Prindërit kanë vendosur ti kryejnë operacionet e ndërrimit të seksit, edhe pse mjekët i kanë paralajmëruar se një mashkull i konvertuar do të ishte jopjellor. Procedura ka të bëjë me ndërtimin e një penisi nga mjekët, duke përdorur inde nga organet femërore, ku fëmija më pas ushqehet me ilaçe hormonale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›