Tadic Presionet nuk ndikojne ne vendimet e Serbise

Boris Tadic
E marte 28 qershor 2011 NOA- Presidenti serb mbajti ne Berlin ligjeraten Serbia si aktor pajtimi rajonal dhe faktor stabiliteti ne Ballkan. Tadic foli per gjetjen e nje zgjidhjeje te qendrueshme per ceshtjen e Kosoves dhe krimet ne rajon.
Ligjerata u organizua nga fondacioni Friedrich Ebert. Drejtori i fondacionit Dr. Roland Schmidt theksoi ne fjalen e tij hapese rolin e Serbise per stabilitetin politik ne rajon. Schmidt pershkroi edhe natyren e marredhenieve mes Gjermanise dhe Serbise Gjermania eshte mike e Serbise. Kete nuk e them vetem per shkak te miliarda eurove si ndihme bilaterale ne dhjete vitet e fundit as per shkak se Gjermania eshte partner biznesi i Serbise por per shkak te raporteve personale mes dy vendeve tona.
Tadic ne ligjeraten e tij tha se pajtimi ne Ballkan nuk eshte aspak nje nocion abstrakt por detyrim ndaj gjeneratave te ardhshme dhe parakusht baze per bashkejetesen paqesore te popujve ballkanik. Arrestimi i te gjithe te dyshuarve per krime lufte eshte parakusht per pajtimin ne rajon Askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi drejtesine dhe duhet te hetohen te gjitha krimet e luftes. Kjo eshte arsyeja pse une pres qe Keshilli i Sigurimit i OKB-se te miratoje nje hetim te pavarur per pretendimet tronditese ne raportin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes per tregtine ilegale me organe te njerezve ne Kosove. Serbia nuk i mohon krimet e kryera ndaj shqiptareve te Kosoves por ka nje tendence qe tek bashkesia nderkombetare te mohohen krimet e kryera ndaj serbeve.
Pasi me arrestimin e Ratko Mlladic u permbush nje prej kerkesave kyce Serbia pret qe te pranohet kandidatura e saj dhe te hapen shpejt negociatat per pranim ne Bashkimin Evropian. Tadic theksoi se inkuadrimi i Serbise mund dhe duhet ta forcoje Bashkimin Evropian e jo ta dobesoje ate.
Gjetja e nje zgjidhje me Kosoven
Ne diskutimin e mbajtur pas ligjerates Dietmar Nietan si perfaqesues i grupit parlamentar te punes per Evropen Juglindore komentoi qendrimin e Serbise ndaj ceshtjes se Kosoves Ju folet per ate se do te deshironit qe para hyrjes ne BE te keni zgjidhur ceshtjen e Kosoves. Politika e juaj ne keto vitet e fundit e ka treguar qarte se ne Serbi zhvillohet nje diskutim shume racional per problemin e Kosoves. Pershtypja ime eshte se votuesit ne Serbi sot kane nje qasje shume me racionale.
I pyetur nese Serbia me bojkotin e saj te disa konferencave rajonale ku Kosova merr pjese si shtet i pavarur po e rrezikon procesin e pajtimit te cilin e mbeshtet ne menyre deklarative Tadic u pergjigj Ne dialogun me Prishtinen jemi duke u perpjekur qe te gjejme nje zgjidhje por ne kemi informacione te mjaftueshme qe pala tjeter ne dialog paralelisht me kerkimin e zgjidhjes provon qe ta detyroje Serbine qe ne menyre implicite te njohe pavaresine e Kosoves dhe Metohise. Keshtu qe nuk behet fjale per nje loje politike se a pranohet apo nuk pranohet ne menyre implicite pavaresia e Kosoves por ketu behet fjale per gjetjen e nje zgjidhje qe do te ishte e qendrueshme.
Mlladic nuk eshte arrestuar per shkak te presionit
Presidenti Tadic sqaroi se presioni i bashkesise nderkombetare nuk ka pasur asnje efekt ne vendimin per arrestimin e Ratko Mlladicit dhe nuk do te kete asnje efekt as ne rastin e zgjidhjes se problemit te Kosoves Asnje presion nuk ka sot efekt ne politiken tone. Shume shpesh kam lexuar ne mediet evropiane se Serbia e ka arrestuar dhe ekstraduar Mlladicin per shkak se ka pasur presione per ta bere kete. Kete vendim e kam marre si president i Serbise ne pajtim me kompetencat qe me takojne e jo per shkak te presionit nga BE ose nga Tribunali i Hages por per veten tone. Per shkak te serbeve te boshnjakeve dhe te kroateve. Asnje presion nuk ka pasur efekt ne bashkepunimin e Serbise me Tribunalin e Hages. As ne kontekstin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtines presionet nuk kane asnje efekt. Ne duam te gjejme nje zgjidhje. Kjo vlen edhe per pjesemarrjen tone ne forumet rajonale.
DW/NOA