Ekonomia e Turqisë po lulëzon
Për herë të parë në historinë e saj moderne, Turqia jo vetëm se i ka rezistuar një krize ekonomike globale, por edhe mjedisit të pjesës tjetër të Evropës, duke u fuqizuar ekonomikisht në vitin 2010.
Ekonomia e Turqisë po lulëzon, qeveria duhet të trajtojë disa çështje urgjente.
Kur erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 2002, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ose AKP, u ballafaqua me një krizë të madhe financiare.
Për ta rimëkëmbur ekonominë e Turqisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështeti një program ekonomik për këtë vend të cilin e ndoqi për afërsisht 10 vjet, duke e transformuar Turqinë në një ekonomi të fuqishme.
Tani, me partinë AKP përsëri në pushtet, përparësitë e qeverisë së re do të jenë zbatimi i politikave për trajtimin e sfidave të reja ekonomike. me të cilat po përballet vendi.
Janë ngritur shqetësime, se me rritjen ekonomike vjetore me 9 për qind, ka të ngjarë që ekonomia të përballet me vështirësi, si fillimin e rritjes së inflacionit.
Shqetësim tjetër përbën rritja e deficiti, i cili tani është pranë 8 për qindëshit të bruto prodhimit të brendshëm.