Indi, 36 të vdekur nga përmbyetjet
Nga përmbytjet janë përmbytur 500 mijë banesave, deklaruan burime zyrtare. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, kanë përmbytur qindra fshatra në rajonet e ulëta dhe kanë dëmtuar mijëra hektarë të fushave orizore në të paktën tetë prej 30 distrikteve të shtetit, duke lënë mijëra persona të pastrehë.
Pjesa më e madhe e Indisë ka pësuar dëme të mëdha javët e fundit si pasojë e motit të keq me fillimin e sezonit të reshjeve. Autoritetet shprehen të shqetësuar se përmbytjet mund të vazhdojnë në Orissa, ku jetojnë më tepër se 36 milionë banorë, ndërkohë që janë parashikuar reshje të dendura shiu gjatë 48 orëve të ardhshme. "Deri tani janë raportuar të paktën 36 raste vdekjesh si pasojë e përmbytjeve", deklaroi ministri i Menaxhimit të Katastrofave Natyrore në Orissa, Surya Narayan Patro.
"Numri i të zhvendosurve tejkalon 5000 persona", shtoi ai. Patro deklaroi se qindra persona ishin shpëtuar deri në momentet aktuale, pasi shirat përmbytën banesat e mbi 500 mijë personave. "Përmbytjet kanë dëmtuar më tepër se 10 mijë hektarë të fushave orizore, deklaroi drejtori i Bujqësisë dhe Prodhimit të Ushqimit në Orissa, Arabinda Kumar Padhee.