Indi, 46 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës
Të paktën 46 persona humbën jetën nga rrëshitjet e tokës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në shtetin Uttarakhand në veri të Indisë, njoftoi sot komandanti M.S. Sathnam . ''Tre fshatra në rajonin Pithoragarh janë përmbytur nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe deri tani punonjësit lokalë të ndihmës së shpejtë dhe personeli indo-tibetian kanë bërë të mundur nxjerrjen e 17 trupave nga gërmadhat'', theksoi ai.''Tashmë shirat kanë pushuar dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë po vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave të tjerë'', shtoi Sathnam