NATO, Rasmusen të enjten do të vizitojë Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, vetëm një javë pas emërimit në këtë post do të vizitojë Kosovën.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare sipas të cilave Rasmusen pritet të vizitojë zyrtarisht Kosovën ditën e enjte.Sipas mediave kosovare, Rasmusen do të njihet me situatën e sigurisë në Kosovë ndërsa pritet të takohet me kryetarin e KFOR-it.
Më tej Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me presidentin e Kosovës kryeministrin si dhe me ministrin e Punës së Sigurisë së Kosovës.
Më tej Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me presidentin e Kosovës kryeministrin si dhe me ministrin e Punës së Sigurisë së Kosovës.