E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neville: Largimi i Ronaldos nuk do të ketë ndikim

Kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka hedhur poshtë supozimet se ekipi anglez do të dështojë pa mesfushorin Cristiano Ronaldo.
Ronaldo u transferua te Real Madridi për një shumë rekorde prej afro 95 milionë eurosh, ndërsa edhe me largimin e sulmuesit Carlos Tevez, shumica e vënë në dyshim qëndrueshmërinë e kampionit në fuqi të Ligës Premier.
"Një vështrues pa vizion, i cili mbase nuk e ka ndjekur shumë Manchester United gjatë 20 viteve të fundit mund të thotë se nuk do të jemi në gjendje të rikuperohemi. Por ne gjithmonë kemi pasur emra të mëdhenj që janë larguar e që i kanë dhënë mundësinë dikujt tjetër të dali në pah dhe të zhvillohet", ka thënë Neville.
"Mendoj se kjo do të ndodhë edhe këtë sezon. Mund të shihni një stil lehtësisht të ndryshëm të futbollit, por përfundimisht do t'i shihni lojtarët duke ecur përpara", ka shtuar veterani i Manchesterit.Manchester United do të përballet sot në stadiumin Uembli me Chelsean e Londrës ku do të diskutojnë Superkupën e Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›