E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, "Krimet e Nderit" do të dënohen me vdekje

Të ashtuquajturat "Krime nderi", një praktikë shumë e përdorur dhe e përhapur në Indi, duhen ndëshkuar me dënim me vdekje. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë Indiane gjatë orëve të fundit në lidhje me një çështje.

Bëhej fjalë për një baba i cili kishte mbytur vajzën e tij sepse e reja nuk pranonte martesën me shkesë që i kishte ofruar familja. Ky fenomen është ende shumë i përhapur në Indi e megjithatë ligji i jep të drejtë akoma zakoneve të hershme.
 

Ndërkohë që Parlamenti i Pakistanit ka aprovuar në unanimitet një ligj kundër të gjithë atyre që shpërfytyrojnë gratë e tyre me acid. Kjo është një praktikë shumë e përdorur nga burrat , të cilët i hedhin grave të tyre acid në fytyrë duke i shpërfytyruar përgjithnjë dhe duke i rrezikuar edhe jetën në shumë raste. Kjo ndodh për të ndëshkuar zakonisht ofendimet familjare për çështje nderi apo edhe xhelozitë mes çifteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›