E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Gani Geci akuzon Azem Sylën për atentat

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Kosovë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, ka paguar njerëz që ta vrsinin. Në një intervistë për mediat kosovare Geci thekson se kjo ngjarje ka ndodhur diku në vitin 2001 duke shtuar se për këtë ngjarje është njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.
Gjithashtu Geci ka deklaruar se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.
I kërkon atij që t`i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje.
Geci në intervistë rrëfen se si është shpëtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë një sulmi të organizuar në Prishtinë, e po ashtu tregon për marrjen në pyetje në Shtabin e TMK-së të ish-këshilltarit të Rugovës, Adnan Merovci. Geci flet edhe për përpjekjet e tij që të zbardhen dosjet e SHIK-ut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›