E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, hotelet me gjysmë çmimi

Shteti fqinj grek po përjeton ditë historike. Në bursë nuk po luan asgjë për shkak të mospagesës se borxhit prej 10 miliardë eurosh të institucioneve shtetërore dhe private të vendit. Media greke bën të ditur se shteti grek nuk mund të paguajë borxhet.

Në lajmin ku theksohet se kompanitë e ndërtimit, kompanitë që mundësojnë pajisjet shëndetësore dhe ilaçet, nuk mund të paguajnë borxhin përfshirë këtu dhe shtesën e TVSH-së, gazeta “Elefterotipia” shkruan se në grupin i cili ka filluar një protestë civile kundër rritjeve të çmimeve në vend nën sloganin “nuk do t’i paguaj”, bën pjesë edhe qeveria greke.  

Ndërkohë që kriza arrin majat e saj për shkak të krizës së shkaktuar në bursë nga mospagesat e qeverisë, investitorët shprehin shqetësimet e tyre rreth kësaj situate.

“Investitorët shprehin shqetësimin e tyre për shkak të mosplotësimit të përgjegjësive të caktuara ndaj punëtorëve, si rrogat dhe siguracionet ndërkohë që shteti nuk zbaton rregullat e caktuara të taksave”.  

Kriza ndikon në turizëm, një nga sektorët më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Më shumë se 1 000 hotele  po shiten nën vlerën reale që kanë.  

Në gazetën javore  “Real News” bëhet e ditur se hotelet me pesë yje në Athinë, Selanik dhe ishujt e Greqisë, më parë shiteshin me një çmim prej 200 milionë eurosh por tani po shiten me 100 milionë euro./Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-05-11 09:07
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›