E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, aktorja e Bollywood-it u masakrua nga kolegët

INDI – Autoritetet indiane zbardhën vrasjen e aktores së Bollywood-it Meenakshi Thapar. Ngjarja e ndodhur muajin e kaluar tronditi opinionin publik në Indi, pasi u mësua se autorët e krimit ishin dy kolegët e saj, Amit Jaisëal dhe Preeti Surin, të cilët i kishte njohur në sheshin e xhirimit të filmit Heroine.

Aktorja 25-vjeçare u rrëmbye dhe u masakrua barbarisht nga dy aktorët amatorë, të cilëve u kishte treguar se vinte nga një familje tepër e pasur. Ata e kishin bindur për t’u nisur bashkë në një udhëtim në Gorakhpur, por e mbyllën në një hotel dhe kërcënuan familjen e saj se do ta detyronin të xhironte filma pornografikë nëse nuk u depozitoheshin 22 mijë euro në llogarinë e tyre.

Mësohet se familjarët e aktores u dërguan vetëm gjysmën e shumës së kërkuar dhe pas kësaj rrëmbyesit e masakruan barabarisht vajzën. Në fillim e mbytën dhe pasi e copëtuan trupin e hodhën në disa vende të ndryshme.

Policia arrestoi 2 aktorët amatorë, të cilët pranuan krimin dhe zbuluan detajet e vrasjes makabre.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›