Indi, dorehiqet ministri i Brendshem

Kritika te ashpra kane ardhur ne drejtim te politikaneve indiane keto dite, per menyren se si u reagua ndaj situates se rende.
Gjithsesi, duke u perpjekur te largojne fajin nga vetja, ata po i kerkojne lidhjet me atentatet jashte vendit. Ata pretendojne se kane gjetur nje prove qe tregon perfshirjen e Pakistanit ne sulme.
Sipas zyrtareve indiane, i vetmi i mbijetuar nga komandoja terroriste qe vrau rreth 200 vete ne Mumbai eshte pakistanez. Ai identifikohet me emrin Mohamad Ajmal Kasam.
Ai me sa duket ishte nje prej 10 terroristeve qe sulmuan ne grup kryeqendren financiare te Indise, Mumbain, i njohur dikur si Bombei. Gjate marrjes ne pyetje, i arrestuari tha se qellimi i grupit ishte te vrisnin mijera vete e te vinin ne jete planin per nje 11 shtator indian.