E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, pakt me piratet per lirimin e anijes

Eshte gjetur nje marreveshje per lirimin e anijes ukrainase, qe mbahet peng nga piratet somaleze prej dy muajsh.

Rrembyesit kane njoftuar se kane arritur nje kompromis me pronaret e “Faina”, por nuk kane saktesuar shifren e shperbleses.

Sipas mediave nderkombetare, 4 dite eshte afati brenda te cilit duhet bere shkembimi. Kerkesa fillestare e pirateve per 35 milione dollare zbriti me vone ne tre milione.

Ne bordin e anijes ukrainase, pervec 20 anetareve te ekuipazhit ndodhen edhe shume municione si dhe 33 tanke te prodhimit rus.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›