E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina preket nga kriza ekonomike

Ekonomia kineze nuk eshte imune ndaj krizes financiare boterore. Gjate mbledhjes se fundit te Byrose Politike ne Pekin, presidenti i vendit, Hu Xhintao paralajmeroi bashkepunetoret qe te marrin masat ndaj efekteve negative te krizes.

Fjalet e tij u bene publike nga media shteterore kineze. Per Xhintaon, edhe Kina do te perballet me te dhena te zymta gjate krizes.

Por sipas tij, situata e re ekonomike do te vere ne prove, aftesine e Partise Komuniste per te qeverisur.

Shqetesimet vertetohen edhe nga shifrat. Rritja ekonomike e Kines eshte ngadalesuar. Nga 9% qe eshte aktualisht, ajo pritet te zbrese ne 7 ose 8%.

Sipas BBC-se, ne Kine ekziston bindja, se qe te ruhet stabiliteti social, pragu i rritjes duhet te qendroje mbi 7%.

E per te mos perfunduar deri ne kete pike, Banka Qendrore e Kines filloi te veproje qe kete jave, duke ulur normen e interesit me vleren me te madhe ne nje dekade.

Me heret kete muaj, qeveria shpalli edhe nje pakete stimujsh ekonomike prej 586 miliarde dollaresh.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›