E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, gruaja denoncon burrin vampir

Në Indi duhen të kenë parë shumë filma me vampirë. Një rast i tillë është denoncuar nga ana e Times of India, që ka raportuar një ngjarje reale vampirësh. Një 22-vjeçare, Deepa Ahirëar, I ka thënë gazetës se bashkëshorti i saj i ka pirë gjakun për tre vjet me radhë. Ai I merrte gjak nëpërmjet një shiringe përditë dhe e pinte atë, duke pretenduar se ndihej më i fuqishëm. Për 3 vjet me radhë, 22-vjeçarja ka duruar, ndërsa pas lindjes së fëmijës, duke qenë se ndihej e pafuqishme, ka vendosur të largohet tek shtëpia e prindërve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›