Swift me linjë parfumi

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 13:00
Ylli i muzikës, Taylor Swift, ka shprehur ndjenjat e saj me anë të parfumit të ri të porsalansuar.
Krijuesja e hitit “Love Story” në partneritet me kompaninë Elizabeth Arden ka hedhur në treg parfumin “Wonderstruck”, një parfum që ka nga pak të gjitha shijet.
“Të biesh në dashuri është moment të cilin e ëndërron çdo vajzë dhe Wonderstruck e shpreh atë ndjenjë magjike të premtimit dhe shpresës në intrigë. Ishte magjepsëse të mësoja se mund të bashkoni aq shumë parfume për të bërë diçka të bukur”, theksoi Swift.