Ledina Çelo përgatitet për tetor

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 12:00
Pak muaj më parë është bërë nënë, duke sjellë në jetë djalin, Erlisin, i cili dita ditës po rritet dhe prindërve u jep më shumë jetë ndërsa shtëpia ka gjallëruar nga belbëzimet e para.
Por ky fakt nuk e ka penguar Ledinën që të përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë.
Pasi lansoi klipin “Dangerous” që u shndërrua hit në diskoteka, ajo përgatitet të godasë përsëri në shenjë, këtë radhë me dy këngë të reja të cilat premierën do e kenë në muajin tetor. Për më shumë detaje rreth projekteve të saj, do mësojmë ditëve në vazhdim.