E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sri Lanka, perleshje ushtri-rebele, 50 te vrare

Te pakten 53 persona kane mbetur te vrare ne luftimet tokesore dhe detare ne veri te Sri Lankes, mes ushtareve qeveritare dhe rebeleve te fraksionit Tigri Tamil.

Marina ushtarake e vendit ben te ditur se ka hedhur ne ere 2 anije te rebeleve, ne nje beteje te zhvilluar ne afersi te Ponerinit.

Nderkohe, ne sulmin tokesor mbeten te vrare 39 rebele, ndersa 52 te tjere u plagosen. Nga ana e tyre trupat ushtarake regjistruan 6 humbje dhe 19 te plagosur.

Ne dy javet e fundit ne Sri Lanka jane intensifikuar aksionet ushtarake kunder rebeleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›