Rusi, Gorbacovi po formon parti te re

Alexander Lebedev, nje ish-ligjberes dhe biznesmen i suksesshem ka deklaruar se ai dhe Gorbacov do te punojne se bashku per nje parti te re e cila do te quhet Partia e Pavarur Demokratike.
Gorbacov nuk ka pranuar te komentoje kete fakt dhe ende nuk dihet nese ai do t’i bashkohet jetes aktive politike pas 17 viteve te renies se Bashkimit Sovjetik. Megjithate Lebedev ka deklaruar se krijimi i nje partie te re ishte pikerisht ideja e vete Gorbacovit.
“Iniciativa i perket presidentit Gorbacov. Ai i dha popullit tone liri, por ne nuk kemi mesuar ende se si ta perdorim ate”, eshte shprehur Lebedev.
Kritiket e Kremlinit thone se gjate tete vjeteve te presidences se tij, kryeministri aktual Vladimir Putin e ka cuar Rusine mbrapa ne hapat drejt demokracise dhe ka rritur kontrollin shteteror drejt ekonomise, gjykates dhe medias.