E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, investimet ekonomike me zhvillim të ngadalshëm

Projektligjet që do të rrisin limitin e investimeve të huaja të drejpërdrejta në kompanitë e sigurimeve,si dhe hapjen e sektorit të pensioneve për investitorët e huaj pritet të miratohen nga Kabineti i Indisë.


Miratimi pritet të bëhet të enjten, ndërsa këto projektligje më vonë do të duhet të marrin miratimin e parlamentit, përpara se të bëhen ligje.

“Masat e tilla, si hapja e sektorit të pensioneve për investime të huaja do të bëhen të ditura nesër”, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Reformat e reja ekonomike vijnë në kohën kur qeveria po provon që t’i rrisë investimet në ekonominë me zhvillim të ngadalshëm të Indisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›