Tensionet Turqi-Siri, Ban Ki-moon: Mbani hapur kanalet e komunikimit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon kërkon të shmangë tensionet në rritje ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.
Ban Ki-moon ka kërkuar nga Turqia që t`i mbajë hapur të gjitha kanalet e komunikimit me Sirinë, për të shmangur kështu tensionet ndërmjet dy vendeve fqinje, pas shpërthimit të një predhe të lëshuar nga Siria në tokën turke, e cila la të vrarë të paktën pesë persona.
Ministri Turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, ka njoftuar Ban Ki-moon për incidentin nëpërmjet një thirrje telefonike gjatë ditës së sotme.
Davutoglu gjithashtu ka folur lidhur me këtë incident edhe me ndërmjetësuesin sirian, Lakhdar Braimi.
"Ban ka inkurajuar ministrin që t`i mbajë të gjitha kanalet e hapura me autoritetet siriane, duke u nisur nga pikëpamja e shmangies së tensioneve, si pasojë e incidentit", është shprehur zëdhënësi i Ban, Martin Nesirky.