Eutanazia, mjekësia shqiptare kundër ligjit

Eutanazia quhet ndryshe si vdekje e lehtë dhe është akti me të cilën individi që pëson vuajtje të vazhdueshme dhe dhembje nga sëmundje realizohet vdekja pa dhembje.
Në mjekësinë shqiptare ende nuk ka një ligj për të lejuar eutanazinë, por diksutimet kanë nisur nëse vendi ynë do të ndjekë shembuj të tjerë që e lejojnë këtë metodë.
Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë është kundër një ligji të tillë, sepse ,siç thotë ai, ështe ende herët të ndërrmerret një nisëm e tillë.
Edhe në rastet kur i sëmuri është në fund të jetës, Pipero thotë se nuk duhet të përdoret eutanazia edhe nëse e kërkon pacienti apo familjarët. Zgjidhja në këtë rast duhet të jetë ngritja e një qëndre të veçantë për të lehtësuar dhembjen.
Në kuptimin burimor eutanazia përcakton dëshirën dhe lutjen e njeriut për vdekje të shpejtë dhe pa dhembje. Por pavarësisht këtij përcaktimi, Pipero thotë se ne shqiptarët jemi një popull që e duam jetën dhe eutanazia është një mendim dhe një vendim tejet personal.