Incidenti, studentja lan me kos Obamën

Presidenti Obama pas incidentit
Një incident i ngjashëm me atë të kancelares gjermane Angela Merkel I ka ndodhur edhe presidentit amerikan Barak Obama.
Ai ka qenë në një nga lokalet e universitetit të Kolorados, në Boudler, ku pas fjalimit për taksat para studentëve, ka porositur një picë.
Pas daljes nga lokali, një grup studentësh janë mbledhur për të bërë foto me presidentin Obama, por nga konfuzioni I krijuar, një vajzë I ka derdhur atij në pantallona një gotë kos.
Reagimi i Obamës ka qenë shumë sportiv. Ti derdhësh presidentit kosin mbi pantallona Ti tashmë ke një histori që mund tua tregosh të tjerëve, ka thënë ai ndërsa përpiqej të fshinte pantallonat me një peshqir.
Disa ditë më parë, një incident i ngjashëm i ndodhi edhe kancelares gjermane Angela Merkel, të cilës një kamerier i derdhi në prehër aksidentalisht gotat e birrës. / G.N.
httpv://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=nyEU6XSH8T8#!