E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, përplasen trenat, 52 të vdekur

52 persona kanë humbur jetën e 90 të tjerë janë plagosur në Indi, pas përplasjes së dy trenave. Aksidenti fatal ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2:00 sipas orës lokale. Një tren ekspres u përplas me një tren që kishte ndaluar në një stacion të distriktit Birbhum, në Bengalin Perëndimor.

Pamjet televizive treguan disa vagonë të përmbysur e të shkatërruar. Forca e përplasjes ishte aq e madhe, saqë çatia e një prej vagonëve fluturoi në ajër dhe përfundoi në një mbikalim mbi hekurudhë. Punëtorët e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe filluan kërkimet për të mbijetuar.Ndërsa policia ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›