SHBA: Rreziku në gjirin e Meksikës nuk ka kaluar

Qeveria amerikane ka urdhëruar koncernin BP të dorëzojë planin për rihapjen e pusit në Gjirin e Meksikës mes shqetësimeve se nafta mund të rrjedhjë nga fundi i oqeanit në afërsi të pusit. Sipas zyrtarit amerikan Thed Alen, një plan duhet të zbatohet sa më shpejt të ishte e mundur për të evituar cdo rrezik të mundshëm.
Ai tha se qeveria ka dhënë urdhër për vlerësime të tjera, ndërkohë që provat me kapakun e ri të pusit vazhdojnë. Mes tyre përfshihen prova sizmike ndaj pusit dhe përdorimi i një anijeje sonare për të monitoruar tabanin e ujit përreth, për ndonjë rrjedhje. Por kompania e naftës BP thotë se kapaku i vendosur në pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës, po qëndron në vend dhe mund të mbetet atje derisa pusi të mbyllet përgjithmonë.
Delina Bitraku < I mëparshmi