E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, punëtorët djegin të gjallë shefin

Drejtori i një plantacioni çaji në Indi dhe bashkëshortja e tij janë djegur të gjallë, pasi punëtorët e tij i kanë vënë flakën banesës, ndërsa tre persona janë vënë në pranga për këtë akt.

Rreth 700 punëtorë të irrituar rrethuan shtëpinë një-katërshe të shefit të tyre në verilindje të Indisë. Ata kanë djegur edhe makinat që kanë qenë në pronësi të shefit të tyre.

Trupat e pajetë të pronarit dhe bashkëshortes së tij u nxorën nga shtëpia, vetëm pasi flakët u shuan.

Veprimi i tyre erdhi pas d javë bisedimesh të tensionuara me menaxherin, Sipas policisë, menaxheri i ri u kërkoi disa punëtorëve të largoheshin nga banesat e tyre.

Gjysma e të ardhurave në Indi vjen nga 800 plantacione çaji në Assam./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›