Hoxhiq: Puna po shkon mirë, por EULEX-i të jetë më aktiv

Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se që nga themelimi në këtë zyrë kanë kërkuar shërbime 3 mijë e 100 qytetarë.
Sipas saj, mbi 70 % e tyre kanë qenë qytetarë të komunitetit serb.
“Kjo zyrë ka regjistruar më shumë se 40 biznese dhe 60 OJQ. Ndihmë nga Zyra Administrative kanë kërkuar edhe qytetarët e komunës se Leposaviqit dhe Zubin Potokut” ka thënë Hoxhiq për gazetën “Epoka e Re”.
Ajo ka vlerësuar se veriu i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, duke kërkuar që EULEX-i të jetë më aktiv në atë pjesë të Kosovës./Indeksonline/