Indi shpallen fajtore 4 te akuzuar per perdhunim ne Nju Delhi
Për drejtësinë indiane janë fajtorë të katër të akuzuarit për përdhunimin brutal, nga një grup prej 6 personash në Nju Delhi në 16 dhjetor të vitit të kaluar. Viktima ishte një studente 23 vjecare e cila vdiq dy javë pas bgjarjes për shkak të plagëve të marra. Dënimi është dhënë në përfundim të një procesi gjyqësor që ka zgjatur shtatë muaj. Katër të akuzuarit që gjithnjë janë dekalruar të pafajshëm rrezikojnë burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje. Në 31 gusht i akuzuari i pestë u dënua me tre vjet në institut riformator për shkak të moshës, ndërsa i akuzuari i gjashtë që mendohet të jetë dhe ideuesi i agresionit vrau veten në qeli në mars të këtij viti.